‘Spanja është më fat që e ka këtë lojtar’

auto_spanja1497770824.jpg

Trajneri i Spanjës U21, Albert Caldera ka lavdëruar Marco Asension

Talenti i Real Madridit, Marco Asensio ka shkëlqyer në ndeshjen e mbrëmshme nga Maqedonisë, në Kampionatin Evropian U21.

Asensio shënoi tre gola në fitoren 5:0 dhe trajneri Alberto Caldera mendon se Spanja është më fat që ka një lojtar të tillë.

“Urime Marcos për het-trikun dhe përkushtimin që tregoi në këtë ndeshje. Spanja është e bekuar që e ka një lojtar të tillë, si lojtar dhe si person”, tha fillimisht Caldera për faqen e UEFA-s.

“Ai është një shembull për të gjithë ne, i cili vjen nga ekipi i parë dhe pas triumfit në Ligën e Kampionëve, me mënyrën se si luan dhe me motivimin që tregon”.

Asensio përveç me Spanjën, ai ka qenë fantastik edhe me Real Madridin, ku shënoi edhe në finale të Ligës së Kampionëve ndaj Juventusit

Komentet
Top