Sponzori gjeneral rus i Vardarit largohet nga klubi

53938-sedloski-komiti-samsonenko.jpg

Sergej Samsonenko investitori milioner rus i KF Vardari nga Shkupi dhe disa ekipeve tjera në Shkup ka vendosur të tërhiqet nga sponzorimi i ekipeve sportive në Maqedoni pas ndeshjes me Fenerbahcen, transmeton Shqipmedia lajmin e portaleve maqedonase.

Si shkak për këtë vendim Samsonenko në letrën e tij dërguar publikut përmendet ofendimet që i janë bërë në adresë të tij për shkak çmimeve të shtrenjta në ndeshjen kundër Fenerbahces. Vendimi i tij është final ndërsa në fund ka theksuar se çmimin e biletës e ka zvogëluar në 300 denarë ndërsa ata që kanë paguar çmimin e vënë më parë do tu kthehen paratë.Shqipmedia

Komentet
Top