Startupet ngritën 1.27 miliard dollar investime duke shitur monedha virtuale

0-148.jpg

Startupet Fintech kanë ngritur një rekord investimesh prej 1.27 miliard dollar duke shitur bitcoin dhe monedha të tjera dixhitale përmes ICO-ve raportoi firma Autonomous.

Ajo zbuloi se investimet në ICO u rritën nga 26 milion dollar në 2014-ën në 1.27 miliard dollar në gjysmën e parë të 2017-ës.

“Ekonomia dixhitale po rritet përtej tradicionales, diçka e cila ka ndodhur edhe me video lojërat apo ekonomitë virtuale por jo në një shkallë globale,” shkruante Autonomous.

Firma analitike tha se adoptimi i ICO-ve është e ngjashme me monedhat virtuale të video lojrave ku vlera e tyre është vetëm brenda rrjetit.

Një ICO është një mënyrë për të ngritur fonde për startupet të cilat shfrytëzojnë teknologjinë blockchain. Ato janë të ngjashme me IPO-të, daljet në bursë.

Por ndryshe nga IPO-ja, ICO-të nuk i nënshtrohen një autoriteti rregullator. Dhe ky është shqetësimi më i madh aktualisht citonte raporti.

Të Martën u vodhën 7 milion dollar në 3 minuta pasi u hakua ICO-ja e CoinDash.

Komentet
Top