Studimi, meshkujt tullacë më seksi dhe inteligjent

forbes-highest-paid-actors.jpg

Të fortë, seksi dhe më shumë inteligjentë, këta janë sipas shkencës meshkujt tullacë. Të humbasësh flokët me kalimin e moshës nuk është më një gjë negative. Studimet e fundit tregojnë që meshkujt qerosë konsiderohen më të fortë, tërheqës dhe inteligjentë.

Nëse deri pak kohë më parë një burrë i bukur konsiderohej muskuloz, i gjatë, me flokë, sot gjërat kanë ndryshuar dhe gjithnjë e më tepër meshkujt qerosë po preferohen më shumë nga femrat. Kështu që meshkujt të cilët humbasin flokët me kalimin e kohës, nuk duhet të shqetësohen, përkundrazi ata do të jenë më të lumtur dhe më shumë tërheqës në sytë e femrës.

Sipas një studimi të kryer së fundmi në Universitetin e Pensilvanisë, meshkujt qerosë konsiderohen më të fortë dhe seksi, përballë atyre që kanë shumë flokë. Në veçanti janë analizuar shijet e një grupi prej 59 njerëzve, të cilëve iu janë treguar fotografitë e të njëjtit mashkull me dhe pa flokë. Në rastin e dytë, i njëjti person është konsideruar me karizmatik dhe më i fuqishëm.

Sikur të mos mjaftonte kjo, një studim tjetër i kryer në Universitetin Sarlend, ka treguar se me kalimin e moshës, kur flokët nisin të bien, procesi ndikon edhe në seksin e mashkullit. Gjithsesi ata janë konsideruar si më tepër inteligjentë dhe të dashur.

Padyshim, që bëhet fjalë mbi gjykime të bazuar në pamjen e jashtme, por duket se të jesh qeros, është një detaj që iu jep meshkujve shumë mundësi përballë femrave. Disa nga meshkujt qerosë më seksi në botë janë Vin Diesel e Bruce Willis.

Komentet
Top