Subaru Impreza arrin në panairin në Frankfurt

unnamed1499353083.jpg

Gjenerata e re e Impreza do të ketë premierën evropiane më 12 shtator, në sallonin ndërkombëtar të automobilave që do të mbahet në Frankfurt.

Automobili bazohet në platformën mekanike globale për të cilën Subaru pohon se prezanton hap të rëndësishëm në krahasim me gjeneratën e mëhershme.

Subaru Impreza për 2018 është e pajisur me teknologjinë më të re të sigurisë, në të cilën bën pjesë edhe gjenerata e fundit e sistemit të asistencës EyeSight, sistemi automatik i frenimit në rast rreziku nga ndeshjet, paralajmërimi për lëshim të padëshiruar të korsisë.

Motori i Impreza evropiane definitivisht do të bëhet i ditur në fillim të shtatorit dhe tash për tash dihet se modeli për tregun amerikan do të jetë me motor 2.0 benzinë me 152 kuaj fuqi.

Komentet
Top