Sulmohen fizikisht tre policë në Tetovë

policia6-640x367.jpg

Tre policë nga Tetova janë sulmuar fizikisht gjatë mbrëmjes së djeshme gjatë legjitimimit të dy tetovarëve. Sic njofton MPB, rreth orës 02:00 pas mesnate në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë, policët nga stacion policor në Tetovë fizikisht janë sulmuar nga personat M.M (26) dhe I.A (28), të cilët janë të njohur për kryerjen e më shumë veprave penale.

Zyrtarët policor, kur i kanë parë personat, janë legjitimuar dhe kanë kërkuar që edhe ata ta bëjnë të njëjtën dhe të nxjerrin gjithçka që kanë prej xhepave të tyre. Më pas M.M. ka filluar të bërtas dhe fizikisht ka sulmuar njërin polic në pjesën e gjoksit. Pasi kanë reaguar edhe dy zyrtarë të tjerë policor, personat janë dorëzuar dhe janë shoqëruar në stacion policor në Tetovë për procedurë të mëtutjeshme. Nga MPB po ndërmarrin masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Komentet
Top