Sulmuesi i Selës në pranga, nuk përgjigjet në pyetjet e gazetarëve – VIDEO

sulmuesi-finale-1021x580.jpg

Procedurë hetimore për veprën penale “tentim vrasje” ka caktuar Prokuroria Themelore Publike – Shkup për dy sulmuesit, babë e bir, të cilët natën e 27 prillit rrahën deputetin shqiptar Ziadin Sela në Kuvend. Këtë e kumtoi Prokuroria Themelore Publike në faqen zyrtare.

“Prokuroria Themelore Publike- Shkup, informon opinionin se deri në këtë moment, janë të identifikuar dy persona që janë të përfshirë në sulmin ndaj deputetit Z.S gjatë njgjarjeve në Parlamentin e RM-së më 27.04.2014. Nga dëshmitë e para të siguruara deri më tani, Prokuroria Themelore Publike- Shkup vlerëson se ekziston dyshim i bazuar se këta persona, së bashku me persona të tjerë, të cilët akoma nuk janë identifikuar, kanë kryer veprën penale “Vrasje” nga neni 123 pika 1 në lidhje me nenin 22 dhe në lidhje me nenin 19 nga Kodi Penal.

Prokurori publik përkatës dha urdhër për aplikimin e masave të procedurës hetimore kundër këtyre dy personave për veprën penale të sipërpërmendur. Gjithashtu, me vlerësim të Prokurorisë publike, kundër të dyshuarve është e patjetërsueshme që të meren masa për sigurimin e tyre, për çka prokurori publik deri te gjykatësi në procedurë paraprake dha propozim për dhënien e masës paraburgim, sepse ekzistojnë të gjitha bazat ligjore për këtë. Gjithashtu, me qëllim të zbardhjes së plotë të këtij rasti juridiko-penal nga ana e Prokurorisë Publike janë dhënë urdhëra për veprim të MPB-së me qëllim të sigurimit të dokumetacionit dhe të dhënave relevante”, qëndron në njoftimin e Prokurorisë Themelore Publike.

Komentet
Top