Surprizat na lënë gjithmonë gojëhapur

0-79.jpg

Personat që bëjnë dhurata duan t’i lënë gojëhapur ata që ua dhurojnë. Cili prej nesh nuk ka pranuar një surprizë? Dhuratat na pëlqejnë të gjithëve.

E njëjtë për të gjithë

Aftësia për t’u surprizuar daton që në kohërat e hershme. Që tri javë pas lindjes, foshnjat fillojnë të reagojnë ndaj gjërave të reja: nëse për tri javë janë mësuar me të njëjtat figura gjeometrike, zemra fillon t’u rrahë më shpejt kur shohin diçka të re. Emocioni i surprizës është konsideruar nga psikologët amerikanë një nga 6 ndjenjat e rëndësishme (bashkë me trishtimin, inatin, lumturinë, frikën dhe neverinë). Këto lloj ndjesish, ose emocionesh janë identike në çdo kulturë njerëzore.

Nga arti te poezia

Edhe arti vetë arrin të jetë stimulues, na emocionon, na lë pa fjalë. Për këtë arsye dizajni është gjithmonë në kërkim të formave të pazakonta. Sot riprodhimi identik i një fytyre ose i një mjedisi nuk na habisin më, ndaj artistët kanë filluar të zgjedhin rrugë gjithnjë e më pak figurative. Arti i viteve 1900 nga fytyrat e thyera të Pikasos, tek orët e zbutura të Dalisë, ka gjetur mënyra të tjera për të na befasuar. E njëjta gjë vlen edhe për poezinë. Është poeti ai që duhet ta mrekullojë lexuesin në fund.

Biznesi i të papriturës

Kënaqësia e të papriturës po shfrytëzohet edhe nga biznesi. Kjo është edhe një nga arsyet që reklamat po krijojnë efekte shokuese. Edhe marketingu ka filluar të “gudulisë” kuriozitetin me dhurata, që si gjithmonë nuk u dihet përmbajtja

Tru i programuar

Truri ynë është krijuar për t’u aktivizuar para gjërave të reja, një aftësi të cilës i atribuojmë edhe suksesin tonë si specie. Mendoni për shembull për një shëtitje që bëni çdo ditë: a do të ishit në gjendje të thoshit se ç’ngjyrë ka pallati i tretë në të djathtën tuaj? Natyrisht që jo, por mjafton që të pritet një pemë për të na tërhequr vëmendjen se diçka ka ndryshuar dhe për t’u informuar. E njëjta gjë vlen edhe për tingujt: nuk i vëmë re zhurmat e vazhdueshme mjedisore, siç është ajo e frigoriferit, por arrijmë t’i shquajmë.

E dini të fundit?

Pa surprizat as humori nuk do të ekzistonte: çdo barsoletë, nga ajo më vulgare te më e ftohta, në fund na bën që të qeshim. Humori ynë shtohet më shumë kur një batutë është e papritur, na bën që t’i shohim gjërat krejtësisht ndryshe. Problemi është se surpriza është emocioni më i shkurtër që ekziston. Zgjat vetëm një sekondë. Menjëherë pas saj truri fillon të analizojë ngjarjen dhe në bazë të rezultateve, kalon te një emocion tjetër, që mund të jetë lumturia, frika, trishtimi.

Komentet
Top