Szczesny ne gjigantin e Serie A!

auto_szczesny1-780x4391499635167.jpg

Juventusi është më afër se kurrë të transferoj portierin Wojciech Szczesny pasi ky i fundit është lënë jashtë turneut para sezonal të Arsenalit.

Portieri polak i kaloi dy sezonet e fundit në Serie A në huazim te skuadra e Romës.

Ka pasur raportime të vazhdueshme se Szczesny tashmë ka rënë dakord për një transferim te Juventusi, ku ai do të fillojë si një zëvendësues i Gigi Buffonit para pensionimit të pritur të italianit në vitin 2018.

Sipas Corriere dello Sport dhe Sun Sport, Bianconerët shpresojnë të përfundojnë marrëveshjen javën e ardhshme.

Një çelës i madh erdhi nga fakti që Szczesny është lënë jashtë skuadrës për turneun para sezonal të Arsenalit.

Polaku 27-vjeçar është nën kontratë me Gunners deri në qershor të vitit 2018.

Pavarësisht se është vetëm një vit larg nga të qenit një lojtar i lirë, Arsenali kërkon më shumë se 18 milionë euro për Szczesnyn.

Komentet
Top