Tanusha, fshati që jeton me bukë e kripë, jeta e familjes së shkatërruar nga varfëria (VIDEO)

Tanushe-1.png

Ekipi i TVM2 dhe emisioni “Lot dhe Gëzim”, kësaj rradhe u përqëndrua tek një familje e varfër e cila konceptin e të jetuarit nuk mund ta paramendojë ndryshe pos vetëm me bukë dhe kripë, ndonjëherë ndonjë  pjatë me fasule apo patate.

Kjo mënyrë e të jetuarit për familjen Musliu nga fshati Tanushë, është përditshmëri. Tunusha, fshat tipik malor, pa infrastrukturë dhe rrugë të rregulluara, pa ambulancë, ku prej kryeqendres  e deri atje nevojitet nje rrugëtim prej 2 orësh, po thuaj se skamjen po ia garanton secilës shtëpi që  do trokasësh,  që nga fillimi e deri ne fund të fshatit.

Familja Musliu, e cila ka 10 anëtarë gjithsej, jeton vetëm në një hapësirë prej 10 metrash katrorë.

Të jetosh nën shoqërinë e zerave te malit dhe frikes se mund te futet ndonje kafshe e eger nga dritaret qe jane te izolura me qese najloni është jetë e vështirë, do të thonin për TVM2 anëtarët e kësaj familjeje.

Sherifja zonja e shtepis  me zemër të ngrirë filloi të tregojë lidhur me jetën të cilën ajo dhe familja e saj e bënte. S’e kam zgjedhur unë këtë lloj jete, më ka rënë hise shton Sherifja

Ndërsa kryefamiljari  Muhameti  vështirëson akoma më shumë situatën në shtëpi pasi në fatkeqësi ze kemben me nje lis. Këto ngjarje  nuk eshte se nuk ndodhin  shpesh në fshat, sepse eshte e vetmja mundesi per te mbijetuar,  thote ai…

Besara , vajza 5 vjece  mundohej që  ti vë në pah bukurite e natyrës, pejsazhin, gjelbërimin,  duke dashur kështu që ta hedhë pas shpine si të padukshme dhe pak të rëndësishme brendinë e hallit të mbijetesës. Ndërsa vëllu i saj 16 vjeç, është

detyruar te braktisë  shkollimin, per te mbajtur familjen. Per t’ja lehtësuar sadopak këtë dhimbje të madhe le të mundohemi tua  shtrijmë  dorën duke ju treguar se nuk janë të harruar. (Hamide Ibraimi, TVM2)

Në linkun në vijim mund të ndiqni video materialin që ka të bëjë me familjen Musliu nga fshati Tanushë që ka nevojë për ndihmën e juaj:

http://al.play.mrt.com.mk/play/8711

Komentet
Top