Të bëhesh e bukur, ja shërbimet dhe kostot në 50 vende të botës

0-8.jpg

Vendet në zhvillim, shërbimet e bukurisë i kanë me kosto të pranueshme, por ofertat më të mira janë në Kanada, Afrikën e Jugut, SHBA dhe Itali. Kirurgjia estetike është më e lirë në Amerikën Latine, Azi dhe në Republikën Çeke. Vietnami, India dhe Afrika e Jugut janë vendet më ekonomike për të trajtuar bukurinë, ndërsa Kolumbia është vendi më pak i kushtueshëm.

Linio.com, platforma e shërbimeve online në Amerikën Latine, ka publikuar një listë çmimesh të trajtimeve të bukurisë për 2017-n, duke krahasuar koston e disa produkteve dhe shërbimeve të bukurisë në 50 vende. Lista është klasifikuar duke shtuar rezultatet e tri kategorive: shërbimi i bukurisë, procedurat kozmetike dhe produktet – me vendin ku produktet dhe shërbimet janë më të leverdisshme në përgjithësi. Kështu dalin dhe tendencat ekonomike globale në industritë multimilardashe të bukurisë.

Në krye të indeksit të çmimeve të bukurisë janë vende të ndryshme aziatike dhe latinoamerikane. Ndërsa Vietnami është vendi më i përshtatshëm për kostot e produkteve dhe shërbimeve të bukurisë. Në ekstremin tjetër të rajoneve, me një kosto më të lartë të jetesës, janë Europa Veriore, Australia dhe Shtetet e Bashkuara. Venezuela është konsideruar si vendi më i shtrenjtë që pas krizës së inflacionit të vendit dhe nga kalimi i parasë vendase në dollarin amerikan. Një dekadë më parë, Caracas kishte numrin më të madh të salloneve të bukurisë për frymë në botë.

Vendet më të lira

Vietnami
Republika Çeke
India
Kolumbia
Afrika e Jugut
Panamaja
Tajlanda
Malajzia
Egjipti
Meksikaa

Vendet më të shtrenjta

Japonia
Finlanda
Singapori
Danimarka
SHBA-ja
Norvegjia
Suedia
Zvicra
Australia
Venezuela

Vendet që janë në zhvillim shërbimet e bukurisë i kanë më të pranueshme dhe produktet kozmetike më popullore. Ofertat më të mira të markave po më të mira të këtyre produkteve janë në Kanada, në Afrikën e Jugut, SHBA dhe Itali. Kirurgjia estetike është më e përhapur në Amerikën Latine, në Azinë Jugore, në Republikën Çeke. Vietnami, India, Afrika e Jugut janë më ekonomikët në përgjithësi, ndërsa Kolumbia është vendi më pak i shtrenjtë në Amerikën e Jugut.

Komentet
Top