Te Chelsea për miliona euro

Chelsea.jpg

Chelsea më në fund ka arritur marrëveshjen për të marrë Tiemoue Bakayoko nga Monaco. Kampionët e Anglisë do të paguajnë 40 milionë paundë, rreth 45 milionë euro, bashkë me disa bonuese të tjera. Mesfushori do të jetë nesër në Londër për të zhvilluar vizitat mjekësore duke u prezantuar si blerja e parë në dispozicion të trajnerit Antonio Conte. Bakayoko do të udhëtojë me Chelsea për në turneun miqësore në Kinë dhe Singapor.

Tiemoue Bakayoko është kërkuar me ngulm nga Antonio Conte. Objektivi tjetër është Alvaro Morata

Conte është ankuar për mungesën e përforcimeve dhe probleme që po has Chelsea në merkato pasi Romelu Lukaku pranoi ofertën e Manchester United dhe pse “flirtoi” me londinezët për dy muaj me radhë dhe ata ofron 90 milionë euro. Tani vëmendja është përqendruar te Alvaro Morata i Real Madrid, pasi Conte vendosi se Diego Costa nuk bënte më pjesë në planet e skuadrës së tij dhe i duhej të gjente një skuadër tjetër

Komentet
Top