Të divorcuar dhe të lumtur, 7 çifte “vip” që kanë mbetur miq

Angelina-Jolie-Brad-Pitt-spain.jpg

A e mbani mend filmin ‘Lufta e trëndafilave’? Një çift shumë i dashuruar që divorci i hidhur i shndërron në armiq të betuar që janë në gjendje të shkatërrojnë njëri-tjetrin.

Por divorc nuk do të thotë patjetër luftë e hapur: ka shumë cifte në botën e spektaklit që pavarësisht se martesa ose lidhja e tyre ka marrë fund, ia kanë dalë të mbajnë raporte jo vetëm formale, por edhe miqësore dhe jo vetëm për shkak të dashurisë ndaj fëmijëve.

Tobey Maguire dhe ish-gruaja Jennifer Meyer, për shembull kanë zgjedhur t’i shtyjnë interesat personale dhe t’i varrosin shpatat. Të dy ish bashkëshortët janë sjellë si një familje normale, gjatë një fundjave që kaluan në Malibu bashkë me fëmijët e tyre: Otis Tobias dhe Ruby Sweetheart. Në foto treten buzëqeshjet, por është e pamundur të mos vësh re se si ish bashkëshortët bëjnë shumë kujdes që të mbajnë distancën ndërmjet tyre, me interpretuesin e ‘Geitsbit të Madh’ pothuajse gjithmonë një hap prapa në krahasim me Meyer.

Së fundi kanë bërë bujë edhe fotot e Belen e Stefano De Martino në det me të birin Santiago dhe Andrea Iannone, i fejuari i showgirl.

“Jeta është një e vetme dhe nuk ka kuptim ta kalosh duke u zënë”, kishte shkruar Francesco Facchinetti duke e postuar këtë shkrim që shfaq raportin e mirë që akoma e bashkon me ish-in Alessia Marcuzzi.

Eros Ramazzotti dhe Michelle Hunziker kanë një vajzë, Aurora dhe dashuria e tyre është transformuar në një miqësi shumë të mirë që shpesh e ndajnë edhe me fansat e tyre.

Fëmijët vazhdojnë të mbajnë të lidhur ciftin Jennifer Garner dhe Ben Affleck: shumë herë të dy aktorët janë shfaqur bashkë sikur të ishin akoma të martuar edhe pse, sic kanë rikonfirmuar shumë herë, divorci tashmë është zyrtar.

“Nuk kemi më një marrëdhënie romantike, por jemi një familje, jemi si dy vëllezër. Chris fle tek unë sa herë që do dhe unë e fëmijët – Apple dhe Moses – flejmë shpesh në shtëpinë e tij në Malibu”, kishte shpjeguar ndërkohë Gwyneth Paltrow duke folur për raportin me Chris Martin, këngëtar i Coldplay.

Në fund, Orlando Bloom dhe Miranda Kerr: interpretuesi i ‘Piratët e Karaibeve’ ka raportuar gjithmonë që ka një respekt të thellë për ish gjysmën e tij më të mirë, ndërkohë modelja madje ka raportuar që janë përballur bashkë me cështjen që i përket prezantimit të të fejuarit të ri – tashmë burri – Evan Spiegel i biri Flynn.

Si do të përfundojë mes Angelina Jolie dhe Vrad Pitt? Pas faljes që i kërkoi ish-bashkëshortes Jennifer Aniston, mund të pritet gjithçka.

Komentet
Top