Të huajt marrin me qira hotelet në Shqipëri – VIDEO

HOTEL_BLEARTI-DURRES.jpg

Të huajt kanë nisur të bëhen “zotë” të hoteleve shqiptare, duke marrë me qira për disa muaj njësitë akomoduese në vendin tonë. Kjo praktikë tashmë po kthehet në një tendencë për zonat bregdetare.

Durrësi për shkak edhe të pozitës gjeografike ka patur një vëmendje të shtuar, pasi agjencitë turistike nga Çekia, Polonia apo Ukraina kanë nënshkruar kontrata me pronarët e hoteleve për të menaxhuar shumicën e dhomave. Administratori i një prej hoteleve në Durrës na tregon se si funksionin kjo praktikë.

Sipas tij dhënia e hoteleve te huajve garanton fitime të sigurta, duke mos u varur nga klientët spontanë.

Kjo është një nga format për të përballuar fluksin në rritje që po njeh çdo vit turizmi shqiptar. Ndërsa sfida kryesore mbetet ajo e ndërtimit të hoteleve apo resorteve me kapacitete të mëdha, me qëllim akomodimin e grupeve të turistëve që vijnë e vizitojnë Shqipërinë.

Komentet
Top