Temperatura deri në 39 gradë celsius, pasdite në disa vende shi i shkurtër dhe bubullima

temp.jpg

Moti sot pritet të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë. Pasdite parashikohet të fryjë erë veriperëndimore, e cila në veri dhe përgjatë Luginës së Vardarit po përforcohet. Kryesisht në pjesët verilindore do të ketë kushte për mot jostabil me shi afatshkurtër të rrëmbyeshëm dhe bubullima.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 14 deri në 20 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 30 deri në 39 gradë Celsius. UV indeksi do të ketë vlerën 9. Në Shkup moti i ngjashëm, me diell dhe më i ngrohtë. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 20 gradë, ndërsa ajo e ditës deri në 37 gradë Celsius.

Nga e premtja pasdite, gjatë natës dhe të shtunën moti do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë e fortë kryesisht në pjesët lindore dhe jugore.

Të dielën në orët e paradites, reshjet do të përfundojnë, ndërsa kjo ditë do të jetë më e freskët në periudhën me temperaturë e cila në shumë vende nuk do të tejkalojë 30 gradë. Nga e hëna temperaturat do të jenë në rritje të lehtë.

Komentet
Top