Temperaturat e larta, turistët vërshojnë Strugën – VIDEO

Hotel-Drim_Struga-Makedonien.jpg

Temperaturat e larta i kanë mbushur plazhet në Strugë dhe Ohër. Turistët por edhe vendasit thonë se kjo është e vetmja mënyrë për të shpëtuar nga moti i nxehtë. Megjithatë, disa nga mysafirët vlerësojnë se pushteti lokal duhet të investojë më shumë në infrastrukturë që mundet në të ardhmen të tërheqin më shumë turistë.

“Jemi nga Manastiri, vijmë dhe kthehemi. Uji është i ngrohtë, edhe pse në fillim na vjen ftohtë , por është mirë.”

Disa turistë nga Tirana thënë se në Strugë vijnë dhjetë vite me radhë dhe qëndrojnë nga 6 javë.

Hotelierët lokal thonë se janë të kënaqur me atë se si po kalon sezoni edhe pse mendojnë se ka mundur të jetë më mirë. Ata thonë se përparësia e Strugës për dallim nga Ohri janë çmimet më të ulëta.

Struganët presin që qyteti do të jetë i mbushur deri në fund të gushtit por edhe se kushtet e motit do të jenë në favor të tyre.

Komentet
Top