Tetovari me pasaportë zvicërane ikën duke mos paguar në hotel

hotel_669805_1383897_418968531558775_1749869530_n.jpg

Policia ka ngritur padi ndaj personit me iniciale A.V (31) nga fshati Striminicë i Tetovës me akuzë për mashtrim, njofton portali Shqipmedia.

Personi në fjalë nga data 06 deri 21 qershor ka qëndruar në hotel Skardus në Kodrën e Diellit në Tetovë. Me 21 qershor kur përfundon ndenja në hotel i akuzuari është dashtur të paguaj 65.190 denarë ( 1.080 eu ). A.V ka nxjerur kartën bankare të Zvicrës të bëj pagesën mirëpo transakcioni është refuzuar nga kompjuteri. Pas kësaj A.V u ka thënë të punësuarve se do të shkojë deri në Tetovë të marrë para kesh dhe si garanci u ka lënë 2 letërnjoftimet, atë zvicërane dhe të Maqedonisë.

Recepcionisti është pajtuar dhe së bashku me A.V kanë ardhur në Tetovë ndërsa personi në fjalë i ka dhënë një orë dore si garanci përsëri dhe i ka thënë recepcionistit të presë në një kafeteri deri sa të shkojë ti mare paratë. Por personi nuk është paraqitur më dhe rasti është denoncuar në polici nga hoteli i lartëpërmendur.Shqipmedia

Komentet
Top