Tetovë: Aksident i rëndë në fshatin Siniçan

aksident-620x330.jpg

Dje rreth orës 15:30 minuta në rrugën regjionale Tetovë-Pirok, në fshatin Siniçan. Një Kamion i tipit “Merecedes” me targa provuese të Shkupit i drejtuar nga 25-vjeçari me iniciale B.M nga Siniçani është aksidentuar me një motoçikletë Galeria pa regjistrim të cilën e ka drejtuar 15-vjeçari F.XH pa leje adekuate për vozitje nga Reçica e Vogël. Pas kësaj lëndime trupore ka marrë vozitësi i motoçikletës dhe bashkëudhëtari i tij J.T 18-vjeçarë nga Tetova i cili ka pësuar një thyerje në këmbën e tij. Që të dy janë transferuar në spitalin klinik të Tetovës ku pas marrjes së ndihmës F.XH është lëshuar për kurim shtëpiak, ndërsa J.T me anë të autoambulancës për shkak të lëndimeve serioze është dërguar në klinikat e Shkupit.

Komentet
Top