Tetovë, banorët protestuan kundër deponisë së egër

19030415_1336199869803818_2085910534492815765_n.jpg

Banorët e lagjes Dardania, kanë protestuar sot për të satën herë, kundër deponisë së egër në hyrje të qytetit. Ata shprehen se me rritjen e temperaturave ritet edhe rreziku i përhapjes së ndonjë epidemie. Ndërkohë që era e keqe që kundërmon prish rahatinë e banorëve të kësaj lagjeje. Ata nuk mund t’i hapin as dritaret për të ajrosur shtëpitë e tyre. Ata porosisin institucionet përkatëse që të ndarrmarin masa urgjente ëpr zgjidhjen e këtij problemi.

“Ne jemi mjaft të revoltuar se ky problem bëri shumë kohë, edhe atë jo vetëm për lagjen por për gjithë qytetin. Insektet shpezët i bartin në gjithë qytetin, jo vetëm në lagjen tonë.  Para një viti patëm një premtim prej kryetares se problemi do zgjidhet deri në fund të mandatit, i njëjti i skadoi dhe ky problem jo që nuk është zgjidh por është rritur.”.

 “Problemi më i madh është se tani vjen vera, temperaturat rriten dhe me të vërtetë era është e padurueshme dhe e kemi si burim infektimi, mikrobesh e bakteresh nga më të ndryshmet, është bombë potenciale për shëndetin e njerëzve jo vetëm të lagjes por edhe të qytetit”.

 “Epidemia nga insektet dhe nga mbeturinat për çdo ditë mund të futet edhe nëpër shtëpitë tona por edhe në mullirin e bukës Zhito Pollog nga i cili merr ushqim 70 për qind e qytetit”.

Protestat do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim, ndërkohë që nuk përjashtohet radikalizmi i tyre, shprehet drejtuesi i Eco Guerillës, Arianit Xhaferi.

Kjo tregon qartë se atyre nuk iu intereson shëndeti i banorëve, jo vetëm lagjes Dardania por gjithë Tetovës, sepse gjithë qyteti ka pasoja nga kjo deponi. Ajo që duhet bë tash e tutje është që ngjashëm si vitin e kaluar, por në një masë më të madhe pra ndoshta do duhet ti zbrazim një kamion me mbeturina para komunës që të bëhet problemi i tyre, sepse kjo këtu nuk iu intereson. Dhe e dyta që është me rëndësi meqë ofrohen zgjedhjet lokale dhe do vinë të na kërkojnë vota, këto do iu japim – deklaroi Arianit Xhaferi, EcoGuerilla.

Nga komuna e Tetovës dhe Ndërmarrja Publike Komunale, disa herë kanë premtuar se problemi i deponisë do të zgjidhet shumë shpejtë, por deri në këto momente zgjidhja e problemit është larg realizimit dhe vazhdon të mbetet vetëm premtim./Alsat

Komentet
Top