Tetovë: Gjendja me vërshimin e lumit në f.Poroj për momentin

18920409_1735734916467387_5936751772235430148_n.jpg

Pas vërshimeve të djeshme të lumit të shpejtë në fshatin Poroj, Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim dhe institucionet kompetente kanë bërë vlerësim për sa i përket sasisë së prurjeve nga vërshimet, me çrast është konstatuar se në gjatësi prej 2 km dhe gjërësi 10 metra në shtratin e lumit ka 70.000 m3 prurje të baltës dhe dheut, sasi kjo që në masë të konsiderueshme është më e madhe nga prurjet e vërshimeve të vitit 2015 kur në këtë pikë kishte prurje të shkëmbijve dhe dheut prej 50.000m3. Vlerësimi i kësaj drejtorie është se optimumi i maqinerisë për pastrimin e këtyre prurjeve është: 10 maqineri të rënda ngarkuese dhe 20 kamionë. Për të përfunduiar pastrimin e sasisë së lartpërmendur të prurjeve do të nevojitet afër 700 kamionë të cilat do të transportonin baltën dhe dheun nga kjo pike kritike. Pastrimi pritet të realizohet dhe të përfundojë brenda disa ditëve, që dmth se edhe në ditët në vazhdim kjo rrugë do të mbetet e mbyllur për qarkullim të automjeteve dhe këmbësorëve. Rruga lokale Xhepçisht- Trebosh është platësisht e kalueshme, andaj bëjmë thirrje deri te qytetarët që ta përdorin këtë rrugë për qarkullim edhe ditëve në vijim.

Nga mëngjesi i ditës së sotme është hapur fillimisht rruga brenda fshatit te ura e cila pësoi gjatë vërshimeve, kurse gjithashtu punohet në hapjen e shtratit të lumit në pjesën e poshtme të rrjedhës së tij, gjegjësisht në urën e rrugës regjionale Tetovë – Jazhincë.

Vlen të theksohet se për shkak të motit me reshje dhe baltës, ka qenë i pamundësuar intervenimi i menjëhershëm dhe menjanimi i materialit të prurjeve. Meqë bëhet fjalë për masë të baltës që nuk është në gjendje solide, ngarkimi dhe transporti I të njëjtës nuk është mundur të kryhet menjëherë pas vërshimeve të djeshme. Për momentin po punohet me maqineri nga të dyja anët e rrugës regjionale Tetovë-Jazhincë si dhe në shtratin e lumit.

NPK Tetova që nga orët e hershme të mëngjesit së sotëm është duke intervenuar në teren për mënjanimin e defektit në rrjetin e ujësjellësit në fshat, me dëmtimin e të cilit pa furmizim të rregullt me ujë të pijshëm ka ngelur gjysma e fshatit Poroj. Komuan e Tetovës ka dërguar 3 cisterma me ujë Teknik si dhe 3500 litra ujë të ambalazhuar për pije për nevojat e qytetarëve.

Gjithashtu është formuar edhe pika e Shtabit të Emergjincës pranë Komunës së tetovës në këtë fshat. Ekipet shpëtimtare të NJTKZ Tetovë gjatë natës së kaluar kanë mbajtur kujdestari që të jenë sa më afër dhe në shërbim të qytetarëve në nevojë.

Për shkak të sasisë të madhe të prurjeve të dheut dhe baltës, bëjmë thirrje deri te qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të kenë durim, pasi që Komuna e Tetovës në mënyrë të organizuar bën menaxhimin e situatës, gjithnjë duke respektuar të gjitha rekomandimet nga organet kompetente, si dhe praktikat e dëshmuara të punës në raste të tilla të fatkeqësive natyrore.

Komentet
Top