Tetovë: Helmohen edhe 23 punëtorë në fabrikën Lear

lear-1112222-750x430.jpg

Mëngjesin e sotëm rreth orës 10.30 minuta 23 persona nga fabrika Lear kanë kërkuar ndihmë mjekësore nga klinika e qytetit për shkak të simptomave të helmimit. Nga ato 15 prej tyre janë trajtuar në repartin infektiv ndërsa 8 të tjerë në ndihmën e shpejtë. Kompania e cila ua bën servisimin e ushqimit është Restaurant “Bakall”.

Rreth orës 10.30 minuta të mëngjesit kemi pranuar 23 persona me simptoma të helmimit, gjithë i kemi trajtuar në spital dhe më pas janë lëshaur në shërim shtëpiak, sipas spitalit dyshohet se helmimi është bërë nga ushqimi, nuk ka raste të rënda por pacientët janë ndier me helmim të lehtë, në ndërkohë nuk kemi regjistruar ndonjë rast tjetër të helmimit, e pres që mos ketë raste të reja, thekson Halil Ismaili kryeshef i repartit infektiv në spitalin klinik të Tetovës.

Sipas informacioneve helmimi ka ndodhur shkak i konsumimit të sallamës dhe pashtetave gjatë kohës së mëngjesit që ju janë dhënë punëtorëve.

Ndërkohë që njoftojmë se më 31 mars të këtij viti në të njetën kompani ndodhi një helmim masiv ku 220 punëtorë kërkuan ndihmë në spitalin klinik të Tetovës shkak i ushqimit.

Komentet
Top