Tetovë: Përdhunohet një femër në një lokal afarist

Tetova.jpg

32 vjeçarja M.I nga Shkupi me banim në Tetovë ka denoncuar në Policinë e Tetovës se është përdhunuar nga një tetovar. Ajo i ka thënë policisë se mbrëmë rreth orës 22:30 në një dyqan në rrugën e Ilindenit në Tetovë ajo ka hyrë të kërkojë shkrepsë për të ndez cigaren. Mirëpo pronari i lokalit B.F 31 vjeçar menjëherë ka mbyllur derën dhe me anë të thikës ka kërcënuar shkupjanen dhe ka filluar ta rrahë dhe kur e rrëzon për tokë dy here e përdhunon, transmeton portali Shqipmedia.

Pasi ka përfunduar me përdhunimin B.F i hap derën dhe shkupjanja largohet dhe me anë të një taksi shkon denoncon rastin në polici.

Policia ka arrestuar autorin dhe Prokurori i ka dhënë 30 ditë paraburgim.Shqipmedia

Komentet
Top