Tetovë: UEJL e humb prestigjin?!

2317669-1-1.jpg

Universiteti i Europës Juglindore, kohëve të fundit, shënon rënie të cilësisë dhe nga viti në vit numri i studentëve që vazhdojnë studimet aty, zvogëlohet në mënyrë drastike. Bëhet e ditur që ky universitet ballafaqohet me probleme të mëdha financiare si pasojë e numrit të vogël të studentëve që regjistrohen. UEJL ka humbur prestigjin e dikurshëm që e ka pasur dhe kalon në një faze të vështirë të mirëmbajtjes së vetë, shkruan portali Tetovasot.

Edhe pse me shumë kampanja ka tentuar të kthejë vëmendjen e studentëve, bëhet e ditur se rezultatet janë të vogla dhe interesimi për studim në këtë Universitet bie vazhdimisht. Kjo rënie e regjistrimit të studentëve direkt ka ndikuar edhe në kualitetin e mësimdhënies dhe menaxhimit, që tash nuk dihet se si do të përfundojë. Pas kësaj situate të krijuar, bëhet e ditur se në nivele menaxheriale shikohen mundësi të tjera për funksionimin e tij.

Një prej varianteve që përfolët është edhe ai i shkrirjes me USHT-në që në të ardhmen edhe mund të ndodh. Edhe më parë në opinion është folur për këtë mundësi, por pas këtyre vështirësive që janë reflektuar edhe në rangimet e këtij universiteti, ky variant mund të jetë i pritur./TetovaSot/

Komentet
Top