Tetovë, vyshket “pastruesi” gjerman i ajrit

eko-billboard.jpg

“Edhe pse është vendosur para një kohe relativisht të shkurtër dhe ka një kosto tejet të lartë megjithatë, e njëjta ka filluar që të shkatërrohet dhe ti bien gjethet”.

Organizatat për mbrojtjen e ambientit kanë kritikuar autoritetet e Komunës së Tetovës për mosmirëmbajtjen e myshqeve që kanë për qëllim pastrimin e ajrit

Kam, kontaktuar me aktivistë të Eco Svestit nga e cila është vënë ky instilacion dhe nga ta, u informuam se gjatë muajve të kaluar ky instilacion është ujitur rregullisht por, gjatë javëve të fundit edhe përkundër dhjetëra mesazheve nga ana e tyre përmes sms emailave dhe telefonatave direke, për ndonjë arsye ky instilacion ka ngelur pa ujë prandaj është tharrë dhe djegur – deklaroi Arianit Xhaferi. Eco Guerilla.
Nga ana tjetër komuna e Tetovës tharjen e myshqeve në të quajturin City Tree, e ka arsyetuar me temperaturat e larta.

Përesa i përket tharjes së myshqeve në konsultim me organizatën “Eko Svest” na është thënë që kjo ndodh për shkak të kohës që i duhet për ambientim kësaj strukture vertikale të myshqeve. Kemi porositur fidane të reja në pjesët ku bima është tharë dhe shumë shpejt pritet të bëhet zëvendësimi – thanë nga Komuna e Tetovës.
City Tree i cili është instaluar në pjesën qendrore të qytetit, paraqet një strukturë vertikale të myshqeve të cilët bëjnë thithjen e pluhurit dhe kanë aftësinë të neutralizojnë 240 ton dioksd karbon në vit. Ky instalim i gjelbër kompenson ndotjen e 417 automjeteve në nivel vjetor, dhe ka të njëjtin efekt si 275 drunj. Instalimi për pastrim të ajrit, është vendosur tre muaj më parë nga komuna e Tetovës, në bashkëpunim me organizatën Eko Svest dhe Ambasadën e Gjermanisë, ndërsa ka kushtuar mbi 20 000 euro.

Komentet
Top