“The Economist”: përse një diplomë universitare vlen në disa vende më shumë e në të tjera, më pak

diploma.jpg

Diploma universitare të zgjeron botëkuptimin, por gjithashtu të “dhjamos” kuletën. Të dhëna nga OECD, klubi i vendeve të pasura, tregon se të diplomuarit mund tëp resin fitime më të mëdha gjatë gjithë jetës sesa ata që nuk kanë një diplomë.

Por, madhësia e këtij çmimi varion. Eshtë shumë më i madh në Irlandë, që ka prodhim të lartë bruto për person dhe pabarazi në rritje. Që prej vitit 2000, shkalla e papunësisë për moshat nën 35 vjeç është rritur deri në 8 për qind pë rata me diplomë – por deri në më shumë se 20 për qind për ata që nuk e kanë atë, e ca më keq gati dyfish 40 për qind për ata që e kanë lënë fare shkollën. Pasuria e vendit tani shkon në mënyrë jo proporcionale drejt punonjësve që kanë disa shkronja përpara emrit të tyre, që kanë diplomë e profesion.

Taksat e ulëta mbi të ardhurat ndihmojnë edhe më shumë. Të diplomuarit irlandezë mbajnë për vete pjesën më të madhe të fitimeve të tyre, ashtu sikundër bëjnë edhe amerikanët. Studentët në Shtetet e Bashkuara po ashtu vjelin edhe rimbursime të majme për shkak të mungesës së forcës së kualifikuar të punës. Kërkesa është thelbësore: përdorimi i matematikës në vendet e punës është 10 për qind më i madh sessa mesatarja e vendeve të OECD-së. Rezervat janë të limituara pasi amerikanët nuk shquhet për njohuri në numra. Të diplomuarit bëjnë vend e rrisin fitimet.

Studentët në vendet e ish-bllokut lindor përfitojnë gjithashtu, nga mungesat në tregun e punës, falë mungesës historike të arsimimitterciar. Mesatarisht, një në katër 55-vjeçar në kombet e OECD-së ka një diplomë. Në Poloni, Sllovaki, Slloveni dhe Republikën Çeke kjo shkallë është një me shtatë. Por dyert e universiteteve janë shqyer: proporcioni i polakëve të moshës 25-34 vjeç që kanë diplomë, u trefishua midis viteve 2000 dhe 2012.

Të rinjtë në vendet e Beneluksit dhe ato nordike kanë më pak gjëra për të festuar. Për t’u pajisur me diplomë në këto vende duhet një kohë e gjatë dhe për këtë arsye do të thotë të humbësh shumë rroga mujore. Popullsia e përgjithshme është e mirëarsimuar dhe taksat janë të larta. Rritja e fitimeve për një të diplomuar norvegjez është përgjysmë nga ajo që përfitojnë çekët, dhe ai do të paguajë edhe 50 për qind nga këto fitime për tarifat qeveritare.

Përgatiti: Juli Prifti -/tesheshi

Komentet
Top