Thonjtë, vera i kërkon në stilin “carioca” – FOTO

0-141.jpg

Fjalëkalimi: ngjyrat! Sillni alegri e gëzim për të jetuar me thonjtë për një verë dedikuar humorit të mirë.

Nxehtë, zagushi e shumë dëshirë për det e për pushime: po fillon muaji i pushimeve që do përsosmëri e nuk duhet tjetër vetëm që të përgatitemi sa më mirë.

Ja tendencat e modës për thonjtë që tërheqin shikimet dhe sjellin lumturi e gëzim për të jetuar.

Fluturim veror në Karaibe? Apo preferojmë të imagjinojmë në Maracaibo me nga një gllëjnkë tekila ose Pina Colada në plazh? Cilado qoftë parajsa që po mendojmë, le të frymëzohemi për të vënë ngjyrën në thonjtë tonë.

Tendencat e stinës propozojnë ngjyra me ngarkesa të lehta që të sjellin në mendje gurë gjysmë të cmuar dhe natyrën e harlisur e me lule.

A duam t’i japim ritmin e duhur verës sonë? Atëherë veproni me tonet e ndritshme dhe bazohuni tek nail art që përdorin ngjyrat e mrekullueshme të luleve e të frutave, domethënë në emër të festës e alegrisë.

Nuancat e vitaminës që fillojnë nga roza më intensive tek e kaltra e ylbertë, nga portokallia tek e gjelbërta e ndritshme pa harruar edhe të verdhën plot shkëlqim: një shpërthim i thonjve plot gjallëri që duan të jenë protagonistët e lukut tonë.

Komentet
Top