Tifozët e Barcelonës acarohen me Neymar, ja çfarë bëjnë

auto_unnamed1501621762.jpg

Braziliani është pranë largimit nga Barcelona në drejtim të PSG-së.

Neymar shumë shpejt pritet të transferohet te Paris Saint-Germain, për shumën e 222 milionë eurove, derisa ai vetë do të përfitojë 30 milionë euro në sezon.

Vendimi i brazilianit për të lënë Barelonën për ekipin francez, nuk u ka pëlqyer tifozëve katalanas, të cilët kanë vendosur fletushka nëpër qytet me fotografinë e Neymarit.

Aty shkruhet: “Kërkohet tradhtari. Mercenarët larg Barcelonës, vetëm ata që e duan fanellën le të qëndrojnë”.

Në ditët në vazhdim Neymar pritet të zyrtarizohet si futbollist i klubit nga Parisi, ku njëherësh do të bëhet futbollisti më i shtrenjtë në histori.

Komentet
Top