Tiranë: Krim në familje, djali vret babanë dhe plagos nënën

1500892085_logo3.jpg

Mirald Metallari, i cili vrau babain dhe plagosi nënën e tij, nuk njihej si tip problematik në Bathore, ku banon familja nga Kukësi.

Por paraditen e së hënës, 21-vjeçari për arsye që ende nuk janë të qarta, mori pistoletën e shërbimit të babait të tij Myftarit, efektiv në komisariatin nr 5 në Kamëz, dhe qëlloi mbi të. Sipas policisë, gjatë konfkiltit të çastit për motive banale që nisi brenda banesës dhe përfundoi në oborr, ka ndërhyrë edhe e ëma e tij për t’i ndarë por aksidentalisht, ka mbetur edhe ajo e plagosur.

Paraprakisht dyshohet se sherri në familje ka nisur për shkak të debateve mbi rregullimin dhe ndërtimin e një muri në bahçen e shtëpisë, për të cilën i riu nuk ka pranuar kërkesën e babait e tij 62-vjeçar për ta ndihmuar dhe punuar.

Mirald Metallari u arrestua teksa po transportonte të ëmën në spital e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëvë. Top Channel ka mësuar se i riu, kishte rreth 1 vit që ishte kthyer nga Anglia ku kishte qëndruar disa kohë si emigrant, por pasi ishte kapur nga autoritetet britanike ishte deportuar në Shqipëri për shkak të mungesës së dokumentacionit. Hetuesit po ashtu dyshojnë se pikërisht dëshira e 21-vjeçarit për të shkuar sërish në Angli, mund të jetë një tjetër shkak i konfliktit në familje që përfundoi tragjikisht.

Jashtë kamerave, fqinj të familjes Metallari, shpresen të habitur për ngjarjen pasi sipas tyre Miraldi është një djalë i edukuar dhe familja e tij ishte e respektuar në komunitet. Mbi 21-vjeçarin rëndon akuza e “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare” ndërkohë që hetuesit po mbledhin të dhëna të tjera, në funksion të hetimit për të zbardhur motivet e ngjarjes së rëndë. Ndërkohë në familjen e Metallari janë hapur dyert e mortit, megjithse në muajin gusht, kishin caktuar dasmën e një prej 2 vajzave, një detaj që i jep përmasa të tjera kësaj tragjedie.

Komentet
Top