Tjetër shqiptar i vrarë në luftimet e ISIS, bashkë me Lavdërim Muhaxherin

0-85.jpg

Gazeta Metro ka dhënë lajmin mbrëmë se ka ndërruar jetë edhe vëllai i komandantit të shqiptarëve në ISIS, Ridvan Haqifi, Bilalli.

Kjo gazetë duke u thirrur në burime të Ministrisë së Brendshme të Kosovës ka shkruar se Lavdim Muhaxheri dhe Bilall Haqifi kanë ndërruar jetë gjatë luftimeve për ISIS.

Sipas tij, bashkë me Muhaxherin, mësohet të jetë vrarë edhe Bilall Haqifi, vëllai i Ridvan Haqifit, gjithashtu ish-pjesëtar i ISIS-it, i vrarë në shkurt të këtij viti.

Për vrasjen e Muhaxherit, kanë filluar edhe ngushëllimet nëpër rrjete sociale, nga të afërm apo përkrahës të rrymave radikale islame.

“Allahu të pranoft o Luan Allahu të knaqtë në Xhennet me Pejgamberin Salallahu Alejhi Ëe Selam do të na mungosh Vllaqkoo Shembelltyr ke qenë për ne. Shehid InshaAllah Ebu Abdullah (Lavdrim Muhaxheri)”, ka shkruar në Facebook, personi me emrin Sheukan Koraqi.

Komentet
Top