Toni Trajkovskit dhe Ilija Dimovskit iu merren pasaportat

Ilija-Dimovski-Objasnuva-800x380.jpg

Nuk ka paraburgim për Toni Trajkovskin, Ilija Dimovskin dhe Biljana Brishkovska Boshkovskën. Gjykata e Apelit ka vendosur që prezenca e tyre gjatë procedurës gjyqësore të sigurohet vetëm me marrjen e pasaportave. Toni Trajkovski akuzohet nga Prokuroria Speciale në rastin “TNT” për rrënimin e paligjshëm të objektit “Kosmos”.

Ilija Dimovski është i akuzuar në rastin “Titanik” për bashkim kriminl dhe keqpërdorim të mjeteve të destinuara për fushatë zgjedhore. Në të njëjtin rast është akuzuar edhe Biljana Brishkoska Boshkovska nga Ministria e Drejtësisë. Maratona e ankesave të PSP do të vazhdojë gjatë javës së ardhshme por do të përfshihet edhe Gjykata Supreme ku kanë arritur ankesat pas vendimeve të Gjykatës së Apelit.

Komentet
Top