Torres befason me këtë deklaratë: Ja kush e fiton Champions Leaguen

auto_foal1494569881.jpg

Fernando Torres beson se Atletico Madrid në të ardhmen do të fitojë Champions Leaguen.

Në një intervistë pas eliminimit nga Real Madrid, spanjolli është optimist për të ardhmen e ekipit të tij, shkruan “Goal.com”.

“Eliminimi nuk është fundi, ne jemi në një prej momenteve më të mira në historinë tonë. Jam i sigurt se Atletico Madrid do ta fitojë Ligën e Kampionëve”, u shpreh ai.

Kujtojmë që në fund ndeshja mes Atleticos dhe Realit përfundoi 2-1, ku “Los Blancos” u kualifikua në finale pasi fitoi ndeshjen e parë me rezultatin 3-0.

Komentet
Top