Totti mund të bashkohet me legjendat e futbollit italian nëse e vazhdon karrierën si futbollist

francesco-totti-roma-serie-a_3419340.jpg

Ky është sezoni i fundit i Francesco Tottit te Roma, mirëpo ai ndoshta nuk do të pensionohet nga futbolli.

Giallorossët nuk do t’ia vazhdojnë karrierën kapitenit legjendar, i cili do ta përfundojë karrierën 25 vjeçare te klubi kryeqytetas.

Nëse 40-vjeçari vendos të vazhdojë të luajë, këtë mund ta bëjë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

La Gazzetta dello Sport raporton se Totti mund t’i bashkohet Miamit, klub i cili pjesërisht është në pronësi të Paolo Maldinit, ndërsa trajner i skuadrës është Alessandro Nesta.

Roma i ka përgatitur ofertë gjashtëvjeçare kapitenit për t’u angazhuar si drejtor, mirëpo ai do të vendosë në fund të sezonit, nëse dëshiron akoma të luajë apo do të tërhiqet nga loja.

Komentet
Top