Trajneri i Dortmundit: Dembele është zhdukur, shpresojmë të mos i ketë ndodhur ndonjë gjë e keqe!

auto_dembele-12-e1501799889864-780x4391502218038.jpg

Trajneri i Borussia Dotmudit, Peter Bosz, ka thënë se nuk ka asnjë shenjë të lojtarit të tij Ousmane Dembele që nga dita e djeshme.

Lojtari është i lidhur me një kalim te Barcelona e cila flitet se ka marrëveshje personale me lojtarin.

“Ousmane Dembele nuk është në stërvitjen e sotme. Nuk e dimë se pse. Kemi provuar të flasim me të, por nuk ia kemi arritur”.

“Nuk ka asnjë shenjë të Ousmane Dembele që nga dje, dhe sot nuk është këtu. Shpresojmë që të mos i ketë ndodhur ndonjë gjë e keq”, ka thënë Bosz për mediat.

Dortmundi është shprehur i gatshëm që ta shes lojtarin, por vetëm për shumë që ata do ta caktojnë, që është mbi 100 milionë euro

Komentet
Top