Trajneri i famshëm suedez i afrohet Shqipërisë

shqiperia-653x420.jpg

Sven-Göran Eriksson, trajneri i famshëm suedez, i është ofruar Kombëtares shqiptare. Por, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i ka thënë “Jo” ish-selektori të Anglisë

Trajneri i njohur suedez, Sven-Göran Eriksson, ka telefonuar presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Dukën, shkruan “Panorama Sport”.

Ish-trajneri i Lazios dhe Manchester Cityt ka kërkuar në mënyrë të drejtpërdrejtë që t’i besohej drejtimi i përfaqësueses shqiptare, duke mos pasur pretendime të mëdha për rrogën që do të caktonte FSHF për të.

“Nuk më intereson shumë rroga në këtë moment”, ka thënë suedezi i cili për shumë vite ka qenë trajneri më i paguar në botë, në drejtimin e Anglisë, Manchester Cityt apo edhe klubeve kineze ku ka qëndruar së fundmi.

Hipoteza ka qenë shumë interesante dhe Duka e ka shqyrtuar me personat e afërt. Por më pas, është vendosur që të mos ndiqet pista e suedezit 69-vjeçar sepse kërkohet një trajner pak më i ri në moshë, që të mund të drejtojë kuqezinjtë në një periudhë afatgjatë.

Komentet
Top