Tre gjigantët evropian pas mbrojtësit francez Sarr

auto_Malang-Sarr-780x4391500881403.jpg

Skuadra franceze, Nice pati një stinor të jashtëzakonshëm në Ligue 1.

Kuqezinjtë arritën të zënë pozitën e tretë në fund të stinorit dhe futbollistët e tyre janë bërë ndër më të kërkuarit në Evropë.

Padyshim që në repartin defensivë më së shumti shkëlqeu talenti Malang Sarr.

18-vjeçari është bërë objektiv i skuadrave të mëdha evropiane.

Mediat franceze kanë raportuar se për lojtarin interesim kanë shprehur së fundmi Barcelona, Chelsea dhe Real Madrid.

Sarr ka kontratë me Nicen deri në qershor të vitit 2021 dhe muns të largohet për 30 milionë euro.

Komentet
Top