Trump: Izolimi i Katarit mund të jetë fillimi i fundit të horrorit terrorist

trump.jpg

Presidenti amerikan, Donald Trump vlerësoi sot se izolimi i Katarit mund të shënojë fillimin e fundit të horrorit të terrorizmit duke u shprehur se të gjitha elementet të drejtojnë në Katar për financimin e ekstremizmit fetar.

“Vendet e Gjirit u shprehën se do të mbajnë një linjë të ashpër kundër financimit të ekstremizmit dhe të gjitha elementet të drejtojnë në Katar”, shkruan Donald Trump në profilin e tij “Twitter”.

“Ky do të jetë ndoshta fundi i horrorit të terrorizmit”, shtoi ai.

Menjëherë pas sulmit në Londër, vendet e Gjirit ndërprenë marrëdhëniet diplomatike, shoqëruar me masa ekonomike si mbyllja e të gjithë kufijve tokësorë dhe detarë mes këtyre vendeve dhe Katarit si dhe ndalimin e fluturimeve për shoqëritë ajrore të Katarit.

Bëhet fjalë për krizën më të rëndë diplomatike që ka goditur Lindjen e Mesme që prej disa vitesh.

Komentet
Top