Trump: Nëse Irani nuk e respekton marrëveshjen, do të ketë probleme të mëdha

0-156.jpg

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar Iranin se duhet t’u përmbahet rregullave të marrëveshjes për programin nuklear me fuqitë e botës, duke kërcënuar se në të kundërtën Teherani do të ketë “problemeshumë shumë të mëdha”.

Një javë pasi u konfirmuar se Irani po vepron në përputhje me marrëveshjen e vitit 2015, e arritur me gjashtë fuqitë botërore me pjesëmarrje të ish-presidentit amerikan Barack Obama, Trump dje në një fjalim para mijëra pjesëmarrësve në Ohio ka thënë se edhe më tej është ende jashtëzakonisht i kujdesshëm kur është fjala për Teheranin, transmeton Reuters.

Komentet
Top