Turistët kinezë në vendin e parë për shpenzime

thumbs_b_c_fc94531f2b2f02a754043dfec7954fa7.jpg

Bëhet e ditur se turistët kinezë vitin e kaluar duke kryer një të pestën e harxhimeve të turizmit botëror kanë fituar vendin e parë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas hulumtimit të kompanisë më të madhe të Kinës, C-trip, turistët kinezë vitin e kaluar në mbarë botën duke shpenzuar 261 miliardë dollarë e morën vendin e parë në renditjen e turistëve që harxhojnë më shumë.

Në raportin final të hulumtimit ku theksohet se 21 për qind e harxhimeve të turizmit botëror bëhen nga kinezët, u tërhoq vëmendja se nga ky vend numri i turistëve që kanë vizituar shtetet e tjera në 12 vitet e fundit është rritur nga 10 për qind çdo vit.

Shumë shtete ndër të cilat edhe SHBA, Kanada dhe Singapori kishin filluar të zbatojnë viza 10 vjeçare për shtetasit kinezë.

Kompanitë ajrore kineze vitin e kaluar kishin organizuar 260 fluturime shtesë në destinacione ndërkombëtare.

Ekspertët theksojnë se rritja e numrit të turistëve kinezë që shkojnë jashtë vendit është për shkak të vlerësimit të valutës së vendit yuen, promovimit të sektorit të turizmit nga ana e qeverisë si dhe lehtësimi i procedurave të vizave.

Komentet
Top