Turizmi ekologjik, alternativë e re e pushuesve – VIDEO

thumbs_b_c_5eb95067574e70f844523fb59af838c5.jpg

Personat që dëshirojnë të largohen nga zhurma dhe stresi i jetës në qytet, kanë filluar të drejtohen kah turizmi ekologjik, duke kaluar kohën në natyrë dhe duke konsumuar prodhime organike.

Një alternativë të këtillë ofron një hotel në rajonin e Kapadokjas në provincën Nevshehir të Turqisë, në të cilin pushuesit kanë mundësi edhe të punojnë në tokë bujqësore, edhe të konsumojnë prodhime organike.

Klientët e hotelit gjejnë rastin të prashisin tokën bujqësore në sipërfaqe prej 12 mijë metrash katrorë pranë hotelit, të ujisin kopshtin dhe të mbledhin fruta nga degët e pemëve që gjenden aty.

Po ashtu, mysafirët pushojnë në stolat e vendosura mes pemësh, ndërsa kohën mund ta kalojnë larg zhurmës dhe pajisjeve teknologjike, duke lexuar libra.

Osman Yuksel, pronari i hotelit, për Anadolu Agency (AA) thotë se me këtë hotel ofrojnë një mjedis familjar në mes bukurish natyrore.

“Fillimisht kishim një shtëpi të vogël. Në këtë mënyrë nisëm punimet për bujqësi organike këtu. Më pas themeluam një kompani të bujqësisë organike, duke besuar se kjo punë duhet të kalojë në një nivel më profesional, ndërsa pastaj aplikova për certifikatë. Brenda tre viteve fitova, unë u bëra me fermë dhe toka të certifikuara organike. Që nga vitit 2009, ne merremi me bujqësi organike të certifikuar”, rrëfen Yuksel.

Yuksel beson se në të ardhmen do të ketë rritje edhe më të madhe të kërkesave për pushim në vende ku bëhet bujqësi organike.

Ndërkaq, Derya Yilmaz, e cila ka ardhur në pushim nga Antalia, thotë se është tejet e pasionuar pas mjediseve natyrore dhe se më shumë se detin, rërën dhe diellin, parapëlqen aktivitetet e turizmit ekologjik.

Ajo tregon se që nga dita e parë në hotel, është ndier shumë e kënaqur duke mbledhur domate dhe duke ecur këmbëzbathur mbi dhe.

“Ne mund të këpusim dhe hamë këtu pa parashtruar pyetje të ndryshme. Pasi pashë këtë vend, unë më nuk ndjeva lodhje, por fillova të punoj, të prek lulet, të shkel mbi dhe, dhe të mbledh domate”, thotë Yilmaz, duke e theksuar nevojën për vlerësimin e këtij lloji të turizmi, i cili, siç thotë ajo, të largon nga strukturat prej betoni dhe nga stresi.

Edhe Seçil Yildiz thotë hotelin viziton pasi dëshiron që pushimin ta kalojë në një vend të qetë dhe pa zhurmë dhe se kënaqet kur këput fruta nga kopshti.

Komentet
Top