Turizmi, grekët fushatë kundër Shqipërisë: Kanë ujërat më të pista në Europë – FOTO

0-66.jpg

Mediat greke shkruajnë se Shqipëria ka ujërat më të ndotura në Europë.

Kjo ‘fushatë’ kundër Shqipërisë ka disa ditë që ka nisur, dhe kjo vërtetohet pasi uji ‘jo i mirë’ në vendin tonë është kryetitull në disa prej mediave të shtetit fqinj.

Duke u mburrur me ujërat e tyre, grekët bëjnë thirrje që të mos shkohet për pushime në Shqipëri.

Vetëm një ditë më parë, ishte Sali Berisha që denoncoi faktin se disa anije, peshkarexha greke vijnë në bregun e Himarës, Dhërmiut apo përgjatë bregut shqiptar dhe hedhin në ujë mbetje të ndryshme, duke sjellë edhe ndotjen.

Shkrimet e tyre janë bazuar në një hartë ku duket se shteti me ujërat më të pastra i ka Luksemburgu, ndërsa Shqipëria është në vendin e fundit në Europë.

Komentet
Top