Tyga zbulon arsyen e ndarjes nga Kylie!

auto_tyga1501166394.jpg

Pas dy vjetësh romance në mes reperit të njohur Tyga si dhe motrës së të famshmes Kim, Kylie Jenner, lidhja e tyre mbaroi si të mos ishte!

Por, pas kaq kohe kur gjërat dhe vëmendja tutje nuk qëndronte tek ish çifti i njohur, është reperi Tyga, ai i cili në një intervistë të tij duket se ka dhënë disa nga arsyet që tregojnë problemet apo arsyet e ndarjes së tij me 19 vjeçaren Kylie.

Tyga tha se ishin zakonet e mediave sociale të Kylie të cilat aludohet të jenë problemi pse këta të dy përfunduan romancën e tyre.

”Ajo është më e re se unë, kështu që ajo ka të bëjë me perceptimin. Për të, rritja se si ajo u rrit, imazhet dhe perceptimi në media, janë gjithçka” është shprehur Tyga për ish të dashurën e tij Kylie Jenner.

Komentet
Top