UEFA ndryshon termin për sfidën Shkëndija-Dacia

auto_UEL-DRAW-UPDATED1497966032.png

Shkëndija nga Tetova më 29 qershor në Strumicë do të përballet me Dacian në ndeshjen e parë të eliminatoreve të Europa League, ndërsa revanshi do të luhet një javë më vonë në Moldavi.

Shtëpia e futbollit evropian ndryshon terminet fillestare të përballjeve të “kuqezinjëve” me Dacian. Edhe pse shorti përcaktoi që ndeshja e parë ndërmjet Shkëndijës dhe Dacias të luhet në Moldavi më 29 qershor, ndërsa revanshi më 6 korrik në Strumicë, sot nga UEFA në adresë të klubit arrin njoftimi se terminet ndryshohen.

Kështu vendimi definitiv është që përballja e parë Shkëndija-Dacia luhet më 29-të qershor në Strumicë. Ndërkohë takimi i kthimit në Kishinjev do të luhet më 6 korrik.

Komentet
Top