UEFA nis hetimet për operacionin e shekullit

auto_Mbyllet-n-48-or-UEFA-nis-hetimet-p-r-operacionin-e-shekullit_TS_31-07-17_6920128808_1501581133.jpg

Telenovelës Neymar duket se po i vjen fundi. Sipas mediave franceze, në fakt, braziliani do të jetë në Paris të mërkurën, ndërsa drejtuesit e klubit kanë marrë që tani lejen nga autoritetet për ta lajmëruar blerjen e Neymar në qendër të Parisit. Në të njëjtin vend ku është prezantuar Zlatan Ibrahimoviç në 2012-ën dhe fituesit e Superkupës së Francës kanë filluar punën për të shtuar masat e sigurisë. Akoma nuk dihet me siguri dita dhe vendi i saktë, por forcat e rendit janë përgatitur për mbulimin e evenimentit. Radioja franceze “Europe1” ka bërë të ditur se PSG i ka burimet financiare për t’i shtuar skuadrës një lojtar si Neymar, ndërsa ka qenë “Marca” e para që ka shkruar 18 korrikun e kaluar se francezët do të paguanin 222 milionë eurot e përfshira në klauzolën për prishjen e kontratës, raporton telesport.

Ndërkohë, Barcelona dhe La Liga nuk do të duhet të bëjnë një ankesë te UEFA në lidhje me këtë transferim. “Pavarësisht nëse na vjen ose një ankesë, ne do të analizojmë gjithsesi detajet e operacionit për t’u siguruar se nuk janë shkelur rregullat e Fair Play-it Financiar”, ka thënë Andrea Traverso, drejtori ekzekutiv i UEFA-s për çështjet financiare. “PSG duhet të respektojë rregullat e FFP si çdo klub tjetër i Europës”. Por Traverso ka bërë të ditur gjithashtu se: “Nuk është e mundur që ne të ndalim një transferimin me idenë se mund të shkelen rregullat e FFP-së dhe Parisi ka akoma shumë hapësira në dispozicion për t’iu përmbajtur rregullores”.

Komentet
Top