UEFA zyrtarizon stadiumin për ndeshjen Maqedoni-Shqipëri!?

auto_Punimet-ne-Strumice-470x4261501491886.jpg

Përflitet prej disa muajsh se ndeshja kualifikuese mes Maqedonisë dhe Shqipërisë do të luhet në stadiumin e Strumicës dhe jo në Shkup. Ndërkohë që kanë folur të dyja federatat respektive, me qëndrime të kundërta për këtë impiant, nga dje ka dhënë një vendim paraprak edhe UEFA. Në faqen e saj zyrtare në axhendën e ndeshjes, institucioni europian i futbollit ka shënuar se stadiumi “Mlladost” në Strumicë është saktësuar për të pritur ndeshjen e datës 5 shtator.

Ndërkohë, në këtë impiant, federata maqedonase ka futur edhe artilerinë e mjeteve të rënda, për të kryer disa punime të nevojshme që ajo fushë sportive të marrë licencën për një ndeshje ndërkombëtare. Çuditërisht, në faqen zyrtare të FIFA-s, e cila është edhe organizatorja e këtyre kualifikueseve, nuk është shënuar asgjë për stadiumin. Vetë drejtuesit e federatës maqedonase kanë bërë me dije se më 25 gusht do të vendoset përfundimisht.

Komentet
Top