Vajza nga Ferizaj tenton vetëvrajsen për shkak se Burim Ademi u tall me të – VIDEO

1280x720-r7H.jpg

Një 15-vjeçare nga Ferizaj ka tentuar vetëvrasjen.

Këtë veprim, sipas familjarëve të saj, e mitura e kishte ndërmarrë pasi iu keqpërdor privatësia e saj.

Ajo postoi një video në rrjetin social Instagram, të cilën më pas e mori Burim Ademi, një person që njihet në këto rrjete për shkak të humorit që përdor.

Gjendja emocionale e psikike e të miturës, sipas familjarëve, është e rëndë, derisa ndaj të dyshuarit kanë bërë kallëzim penal, ka thënë avokati i angazhuar nga familja e vajzës.

Vetë Burim Ademi, i cili gjatë së enjtes u paraqit në Polici në Ferizaj, ka thënë se gjithçka ishte bërë me shaka dhe pa ndonjë qëllim të keq, derisa thotë se nuk e kishte ditur se viktima ishte e mitur.

Ai i ka kërkuar falje publikisht vajzës dhe familjes së saj.

Në Policinë e Kosovës në Ferizaj kanë thënë se ky rast është duke u hetuar.

Komentet
Top