Valverde: Nuk dua ta takohemi me Manchester Unitedin në Ligën e Kampionëve

auto_valverde-12-780x4391501153963.jpg

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, beson se Manchester United, janë një nga kandidatët kryesor për ta fituar këtë vit Ligën e Kampionëve dhe nuk do të dëshironte një takim me ta në këtë garë.

Neymar shënoi në pjesën e parë për t’i dhënë fitoren balugranave në përballje me United.

Valverde pas ndeshjes e vlerësoi lartë skuadrën e Jose Mourinhos, duke thënë se të gjithë do të kenë problem.

“Natyrisht që ata nuk kanë qenë mirë kohëve të fundit, por duhet menduar se ata e fituan Ligën e Evropës”.

“Këtë vit ata do të jenë në Ligën e Kampionëve. Prezenca e tyre është impresive. Ata dinë të impresionojnë”

“Mendoj që do të jenë një skuadër shumë e fortë për tu mposhtur”.

“Për mua, ata janë kandidatë për të fituar dhe të gjithë do të kenë problem me United si në Ligën Premier ashtu edhe në Ligën e Kampionëve”.

“Nuk dua të takohem me ta në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Valverde.

Komentet
Top