Varroset HEROI i Tetovës…djali që u sakrifikua në Vlorë për të shpëtuar të tjerët

20148706_1546718925390826_452230771_o-640x480.jpg

24 vjeçari nga Kamjani i Tetovës, Benjamin Ferati është përcjellë sot për në banesën e fundit. Varrimi i tij u bë sot, pas namazit të drekës, në varrezat e fshatit Kamjan.
Mes të gjallëve do të kujtohet si hero që dha jetën duke tentuar të shpëtojë dy vajza, edhe pse nuk mundi ta bëjë dot, dallgët ishin më të forta se ai.
Një numër i madh qytetarësh i dhanë lamtumirën e fundit, ndërsa lajmi për aktin e tij vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në mediet shqiptare, boshnjake dhe në të gjitha rrjetet sociale./TetovaNews

Komentet
Top