Vazhdimi i seancës së gjashtë të Kuvendit të Maqedonisë, këto janë pikat e rendit të ditës

kuvendi.jpg

Kuvendi i Maqedonisë do të vazhdojë seancën e gjashtë me radhë ku në rend të ditës është Propozim-vendimi për miratimin e akteve të përgjithshme të Avokatit të Popullit.

Gjithashtu, në rend të ditës është edhe propozimi qeveritar për shkarkimin e kryeprokurorit Marko Zvërlevski. Ky propozim nuk hasi në kundërshtime në Këshillin e Prokurorëve Publik, edhe pse më herët dha vlerësime mjaft pozitive për Zvërlevskin.

Në rend të ditës janë edhe propoztim-ndryshimet e Ligjit për Marrëdhënie Pune të propozuar nga Nola Ismajloska, Magdalena Manaskova dhe Vesna Pemova.

Do të shqyrtohen edhe raportet vjetore të më shumë institucioneve, ndërkaq duhet të diskutohet edhe për deponinë e Strugës, propozim ky i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së.

Komentet
Top