Vazhdojnë largimet nga Lëvizja BESA

19961441_1184650695014611_1720837197614779571_n.jpg

Qëndrimi në opozitë i Lëvizjes BESA do ti kushtëojë shumë me gjasë. Anëtarsia e saj nuk është siideologët apo liderët e tyre që kajnë milionat. Ata janë gjithë pa punë dhe si duket dalë ngadalë kanë kuptuar se vendimi i Lëvizjes BESA për të qëndruar në opozitë është vendim fatal.

Miranda Ameti nga Shkupi, aktiviste dhe ish kandidate për deputete nga kjo Lëvizje ka dhënën dorëheqje sot dhe ka arsyetuar vendimin e saj.

Vendim dorëheqjeje
Unë, Miranda Ameti sot morra vendimin tim për dorëheqje nga çdo aktivitet i Lëvizjes Besa.
Si një aktiviste, e si një ish kandidate për deputete i këtij subjekti, shkurtimisht do t’i paraqes pakënaqësitë e mija ndaj këtij subjekti që më kërkoi besë e më la në haresë.
Jam përpjekur me gjitha forcat e mija dhe ato të familjarëve të mijë për promovimin e kësaj levizjeje si një subjekt i ri. Por, ndodhi ajo që çdoherë i druhesha,ndodhi ajo që çdoherë dyshoja,pas zgjedhjeve parlamentare Miranda Ameti nuk egziston më për këtë lëvizje.
Ndoshta kaq ishte nevoja e tyre, ndoshta synimi i tyre ishte ky: pesë deputetë dhe aq ne tjerët të mbetemi në mëshirë të fatit.
Me siguri atyre tash më nuk u intereson më si dikurë që ju interesonte se unë jam një pedagoge e diplomuar dhe e pa punësuar.
Por me siguri kjo do ju interesojë përsëri sa po të afrohen zgjedhjet lokale.
Gjithsesi unë me dorëheqjen time jap edhe një notë pakënaqësije dhe një këshillë për këtë subjekt… Kujdesuni për shokët e shoqet që vazhdojnë të jenë në këtë lëvizje,kujdesuni siç u kujdesën ata për ju dhe për suksesin e juaj.
Shfrytëzoj rastin t’ju kërkojë falje të gjithëve atyre që unë personalisht i futa në këtë udhë duke menduar se ishte e drejtë dhe e saktë.
Me respekt: M.A

Komentet
Top