Vazhdojnë largimet nga LR-PDSH dega e Tetovës – FOTO

lulii.jpg

Një grup shokësh erdhën me bujë në Lëvizjen për Reforma PDSH me bujë tani ikin. Njëri ndër to është Lulzim Selimi nga dega e Teqes në Tetovë i cili i dëshpruar dhe duke pranuar se ka humbur në betejat brenda partisë së vet për një Reforme të mirëfilltë të partisë, ai ka shkruar edhe një letër largimi të cilën e botojmë më poshtë. Ndërkohë vazhdojnë përçarjet në LR-PDSH..ditëve në vijim priten stuhi të reja në këtë parti…Shqipmedia

Lulzim Selimi

veni, vidi, perdidi
I came, I saw, I lost
Isha, pash, humba

Aso kohe vendosa që të gjith potencialin tim (me aq sa është)t’ia fal një njeriu i cili vërtet do ta zgjidh çështjen e shoqëris sonë, dhe ndjehem jashtzakonisht i lumtur për vedimin që mora aso kohe, jam i lumtur edhe sot! Por fataliteti erdhi si shkak i asaj që kisha besuar se edhe shumica brenda atij subjektit përcjellin atdhedashurin dhe shkrin vetveten për të njejtin qëllim, pra ideologjin! Por fatkeqsisht nuk qe situata e atillë!

Sidoqoft, vendimi im personal ka qenë kokftoht kur u kyqa, e njejt është situata edhe kur po ç’kyqem!

Balt nuk do të hedh mbi askënd, por sistemi i cili mbizotron brenda subjektit për mua është jasht një mendjeje normale!

Më e leht është të gënjejsh vetveten, e pastaj në kokë të krijosh një iluzion të perfeksionuar, e krejt në fund të kesh një realitet të shfrenuar! Mentalitet shkizofrenik! Mentalitet që nuk prek as tokë e as qiell! Obligim i im ndaj vetvetës sime është që ky lloj mentalitet mos të më infektoj, e më pas pa qëllim të infektoj edhe të tjetrët, andaj masë preventive për dezinfektim e shpirtit tim është që një orë e më parë të largohem nga kjo hapsirat ku edhe infektohesh e pastaj zor se shërohesh!

Pavarsisht rrethanave dua që me të gjith të vazhdoj miqësin, por jo edhe politikbërjen!

E pranoj humba!

Më fal Ziadin Sela, dhe i gjith mundi im të qoft fal!

Komentet
Top